SHBA dhe Polonia bashkë kundër gazsjellësit që lidh Rusinë me Gjermaninë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Polonia kanë marrë qëndrim të përbashkët kundër planit për tubacionin e gazit me të cilin synohet të lidhet Rusia me Gjermaninë.

Dy shtetet thonë se janë kundër skemës ruse për të politizuar energjinë duke minuar përpjekjet për furnizim të diversifikuar të energjisë në Evropë, sepse dëshirojnë që shtetet evropiane të jenë sa më pak të varura nga Rusia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është për një vizitë në Poloni ku i është bashkuar ministrit të Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz për të denoncuar tubacionin e planifikuar.

Tubacioni i gazit do të anashkalonte Poloninë duke e lënë Evropën Qendrore më të nënshtruar ndaj një presioni të Rusisë. Ky do të ishte tubacioni i dytë që do të transportonte drejtpërdrejtë gazin rus në Gjermani dhe në Evropën Perëndimore përmes detit Baltik, në vend që të kalojë përmes Polonisë dhe Ukrainës.

Tashmë për disa vite SHBA-të po kërkojnë mënyra të largojnë miqtë dhe aleatët e tyre nga varësia e gazit natyror rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button