Ndihma e shpejtë me fëmijë të sëmurë nuk mund të kalojë nga kaosi në komunikacion (VIDEO)

Ndihma e shpejtë me fëmijë të sëmurë nuk mund të kalojë nga kaosi në komunikacion (VIDEO)

Problemet me kaosin në komunikacion para Qendërs Klinike në Shkup, shpesh herë paraqet problem për rastet urgjente dhe automjetet e Ndihmës së shpejtë, pasi nuk mund të kalojnë nga veturat e parkuara dhe atyre që me çdo çmim duan të hynë në rrethin e Spitalit shtetëror, përcjell Portalb.mk.

Por në fakt për ta krijuar këtë kaos në komunikacion dikush duhet t’i lejojë ata që të hynë. Për shkak se ashkush nuk po i jep fund këtij problemi që në fakt mund të zgjidhet shumë thjeshtë, vetëm me ndalesë për lëvizje të veturave private në hyrje të spitalit dhe lejim vetëm i automjeteve të ndihmës së shpejtë.

Ky vido incizim është publikuar para disa ditëve në rrjetin social Facebook:

Zgjidhje të këtij problemi paralajmëroi edhe ministri Filipçe në daljen e tij të parë publike para një muaji. Por, as policia e komunikacionit e cila është e pranishme para hyrjes nuk mund ta zgjidh këtë problem. Edhe pse ministri I shëndetësisë paralajmëroi parking të posatshëm për të punësuarit jashtë rrethit të Qendërs Klinike, deri më tani nuk ka asgjë nga ky paralajmërim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button