PSP kërkon vendim dënues për rastin “Tarifa”, të akuzuarit u shprehën të pafajshëm

Në seancën e sotme për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarifa” që me orarin e ri të gjykatës i është ndarë gjykatëses Sofçe Gavrillova Efremova, prokurorët përsëri e kanë lexuar fjalimin hyrës nga seanca e kaluar të mbajtur me 19 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Publike, Trajçe Pellivanov tha se sipas dëshmive do të dëshmojnë se të tre të akuzuarit janë kryerës të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizim”.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër penale naive dhe nuk mund të tolerohet”, tha Pellivanov dhe shtoi se pret që Gjykata të sjell vendim dënues.

Të akuzuarit, siç theksoi Pellivanov e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e AD ELEM dhe kanë shkaktuar dëm të pasurisë të kompanisë prej  456.560 euro.

Të akuzuarit, Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski në seancën e sotme u shprehën se nuk janë të fajshëm.

“Për veprën me të cilën ngarkohemi, nuk ndjehem fajtor. Në asnjë moment punën time në AD ELEM nga tetori i vitit 2012 deri në shtator të vitit 2016 nuk i kam shkelur ligje e Republikës së Maqedonisë” tha Boshkovski.

Ai në fjalimin e tij në gjykatë tha se beson se do të mundësojë gjykim të drejtë, sepse është e paqartë se pse është akuzuar.

Ndryshe, në rastin “Tarifa”, shtatë personat kanë keqpërdorur pozitën gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A ELEM-it.

Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Ekziston dyshim se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për licencim dhe mirëmbajtje të softuerit, në kundërshtim me kushtet e Marrëveshjes për tenderim publik. Sipas PSP-së sistemi nuk është implementuar ndërsa personat në fjalë e kanë dëmtuar shtetin për 456.560 euro” Thuhet në kumtesën e PSP-së,.

Njëkohësisht, një nga personat e dyshuar ka qenë përgjegjës për sigurimin e “Modulit për menaxhment”, modul për te cilin nuk ka pasur nevojë të blihet, megjithatë e ka blerë nga një kompani tjetër. Më tej janë dhënë para për modulin që asnjëherë nuk e kanë vendosur në përdorim, me këtë e kanë dëmtuar shtetin me 16.800 euro.

Sipas dëshmive të PSP-së, të dyshuarit kanë “siguruar” sistem i cili është dashtë të implementohet në deri më datë 11.02.2013 dhe nuk është implementuar  ndërsa deri më tani në përgjithësi janë paguar 3.700.000 euro.

uuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TARIFA” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button