Çështja e emrit, Cipras do të takohet me presidentin, ministrat dhe liderët e partive politike të Greqisë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në takime të ndara, do t’i informojë presidentin e shtetit, Këshillin e Ministrave, partnerët e koalicionit në Qeveri dhe liderët e partive politike për ndodhitë e fundit në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Sipas mediave greke, Cipras sot në mëngjes ka pasur takime me partnerin e tij koalicionues dhe ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos, ndërkaq në ora 15: është caktuar takim me Këshillin e Ministriave në pallatin kryeministror, në të cilin do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe zëvendësit e tij.

Në ora 18:30, kryeministri grek do të takohet me presidentin Prokopis Pavllopullos që t’i informojë për “zhvillimin e ngjarjeve për çështjet nacionale”.

Gjatë ditës së nesërme, sipas kumtesës së kabinetit të kryeministrit Cipras, në pallatin e kryeministrisë do të ketë takime të ndara me liderët e partive politike.

Ngelet e hapur çështja se sa nga krerët e partive dhe anëtarëve të parlamentit grek do ta pranojnë ftesën e Ciprasit.

Përpara arritjes së Nimicit, Shkupi dhe Athina në konsultime të brendshme

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic, nëpërmjet një kumtese ka konfirmuar se do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.

Përpara arritjes së Nimicit, për të shtunën, më 27 janar, është caktuar takim i liderëve ku sipas njoftimeve do të mbahet të shtunën në Klubin e Deputetëve në Shkup. Në këtë takim, në të cilin do të diskutohet për kornizën e ndërmjetësuesit të OKB-së në kontestin për emrin Methju Nimic, do të marrin pjesë kryeministri Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Nimic viziton të dyja palët pas përforcimit të dinamikës për zgjidhjen e çështjes së emrit i cili ka ka bllokuar rrugën euro-atlantike të Maqedonisë tanimë 25 vite.

Në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik, janë takuar kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, në të cilin takim është biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme.

Zaev - Cipras

Zaev – Cipras

Kryeministri Zaev është decid – identiteti nuk është subjekt i negociatave. Kolegu i tij nga Greqia, Cipras përsëri qartë tha – zgjidhja duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se në takim është shprehur edhe vullneti i mirë dhe përgatitja e Maqedonisë të tregojë se me të vërtetë ka vullnet për zgjidhjen e kontestit dhe pr atë siguroi se do të ndryshohet emri i Autostradës dhe Aeroportit të Shkupit të cilët mbajnë emrin “Aleksandri i Madh”.

“Me qëllim që konkretisht të tregojmë se jemi të përgatitur në procesin e zgjidhjes dhe qeveria do ta ndryshojë emrin e Aeroportit të Shkupit dhe Autostradës, kjo e fundit do të quhet “Autostrada e Miqësisë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button