Maqedoni, fati i pacientëve ishte në duart e deputetëve por Qeveria ndryshoi mendje

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë, Mirsada Emini Asani, tha se në shkresën e dërguar nga Qeveria deri tek ata, nuk ka arsyetim se pse është larguar propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të barërave dhe mjeteve mjekësore, njofton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë ka tërhequr ndryshimet ligjore dhe plotësimet në Ligjin për ilaçe dhe burime mjekësore, në lexim të parë, që kanë të bëjnë me transportin paralele të ilaçeve. Qeveria përmes një shkrese ka informuar anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, që e largon ligjin.


Në Komisionin për Shëndetësi në Kuvendin e Maqedonisë sot do të zhvillohet edhe leximi i parë i propozim-ligjit të ndryshimit dhe plotësimit të ligjit të barërave dhe mjeteve mjekësore, njofton Portalb.mk.

Në leximin e parë parashihet parashtrimi i amandamenteve për plotësim të ligjit të barërave.

Me ndryshimet e ligjit të ilaçeve parashihet që të miratohen masa me anë të së cilave do të rritet kualiteti i barërave që importohen në Maqedoni.

Importimi i barërave në Maqedoni është problem afatgjatë që doli në dukje me insulinat jocilësore e kurse mori hov që kur Agjencia e Barërave të Maqedonisë zbuloi ilaç të falsifikuara në shumë pako farmaceutike.

MPB vërtetoi: ka pasur barëra të falsifikuara në Maqedoni, janë ngritur kallëzime penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button