Këshilli i Gjykatës Penale do të konstatojë se kush i plotëson kushtet për amnisti

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka formuar këshill i cili duhet të konstatojë nëse të burgosurit e caktuar për të cilat është kompetent kjo gjykatë i plotësojnë kushtet nga ligji për amnisti, konfirmon kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev në takim joformal me gazetarët, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se është i informuar se në Gjykatë sot nga burgjet kanë arritur mes 50 dhe 100 kërkesa të tilla, ndërkaq me aktin për amnisti duhet që të përfshihen rreth 1.500 të burgosur për të cilët Gjykata Penale në Shkup duhet të përgjigjet. Nga këto, rreth 500 duhet të marrin amnisti të plotë, ndërkaq rreth 1000 të tjerët të pjesshme.

“Kemi formuar Këshill që të mundemi ta arrijnë afatin prej 5 ditëve në të cilin duhet që Gjykata të deklarohet për kërkesat e burgjeve. Me aktin për amnisti, Gjykata Penale duhet të konstatojë nëse ndonjë nga të burgosurit i plotëson kushtet për amnisti”, tha Xholev, duke shtuar se shpreson që Gjykata të përgjigjet në afatin e paraparë.

Përndryshe, vendimet e Gjykatës më pas duhet të dorëzohen deri te Ministria e Drejtësisë, ndërkaq prej atje do të njëjtat do t’u jepen burgjeve.

Ndryshe, prej sot ka hyrë në fuqi ligji për amnisti, ndërkaq njëkohësisht burgjet kanë filluar me distribuim të dosjeve të personave të burgosur deri te gjykatat të cilët u kanë shqiptuar dënime me burg, transmeton Portalb.mk.

“Shpejtësia e lirimit të të amnistuarve varet nga gjykata”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanskioneve.

Prej atje konfirmojnë se janë përgatitur për dorëzim të gjitha vendimet që i lirojnë personat e burgosur nga mbajtja e dënimit me burg.

“Jemi të organizuar që në gjykatat përkatëse në duar t’ua dorëzojmë vendimet që të mos humbet kohë nëpërmjet postës”, thonë nga Drejtoria dhe theksojnë se bëhet fjalë për rreth 800 persona të burgosur që janë amnistuar.

Dinamika, sipas Drejtorisë, varet nga gjykatat të cilët do t’i përgatisin vendimet.

“Ashtu si do t’i përgatisin vendimet gjykatat, ashtu do t’i dorëzojnë deri te burgjet, që të nënshkruajnë dhe të kthehen përsëri mbrapa. Do të thonë, shpejtësia e lirimit varet nga gjykata. Deri të hënën gjithçka do të dorëzohet deri te gjykatat e tërë Republikës së Maqedonisë”, thonë nga burgjet.

Ligji për amnisti është miratuar më 15 janar, përskaj amnistimit të 800 personave të burgosur, është e paraparë 3.097 të burgosurve tjerë t’u ulet dënimi për 30% .

Në këtë mënyrë, sipas Qeverisë, e cila është propozues e ligjit, do të kursejnë mjete buxhetore, të cilat do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve të burgjeve.

Me këtë vendim ligjor, nuk është e paraparë që të amnistohen personat e dënuar për vrasje, vepra penale lidhur me mashtrimet zgjedhore, për përdhunim, pedofili, ndërmjetësim për kryerjen e prostitucionit, veprave penale kundër shtetit, shoqërim kriminal, por edhe për kryerjen e veprave penale kundër njerëzisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button