RMV, nga 1 marsi do të shtrenjtohet çmimi i disa barnave pa recetë

Shoqata e Farmacistëve njoftoi dje rritje të çmimeve të disa barnave, të cilat lëshohen pa recetë. Nënkryetari i Odës së Farmacistëve, Ymer Ymeri, në një prononcim për televizionin Alsat, ka konfirmuar se kanë marrë njoftime të tilla nga kompanitë farmaceutike, se sidomos nga 1 marsi do të ketë rritje të çmimit të barnave, por jo për ilaçet që janë në listën pozitive ose merren me recetë të mjekut.

“Informacione zyrtare kemi nga ana e kompanive se do të ketë rritje sidomos nga data 1 mars për ilaçet OTC ku rritja do të jetë e dukshme ndërsa tek ilaçet e listës pozitive dhe ilaçet tjera që merren me përshkrimin e mjekut nuk ka ndonjë paralajmërim. Ankesa ka nga ana e qytetarëve dhe janë me të drejtë, ka disa medikamente që mungojnë në tregun farmaceutik siç janë barnat epileptic të cilat një kohë të gjatë nuk janë prezente ka dhe disa barna tjera të zemrës të cilët i shkruan mjeku”, tha Ymer Ymeri, nënkryetar i Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut.

Lista pozitive e ilaçeve nuk ka ndryshuar prej 12 vitesh. Si qytetarët ashtu dhe Oda e Farmacistëve kërkojnë zgjerim urgjent të listës pozitive. Nga Ministria e Shëndetësisë pa sqarime mbi këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button