Thaçi: Pranojmë çdo informacion nga Serbia

Republika e Kosovës do të pranojë çdo lloj informacioni nga Serbia që lidhet me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Në një intervistë për Indeksonline, presidenti kosovar Hashim Thaçi tha se rasti në fjalë nuk mund të ndikojë në raportin Kosovë-Serbi, sepse nuk ka akuza të ndërsjella.

“Është konstatim i përbashkët se ky rast i Ivanoviçit nuk do të mund të ndikojë në raportin Kosovë-Serbi, sepse nuk ka akuza të ndërsjella. Kosova është duke kryer obligimet e veta investigative, çfarë i ka në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ne do të pranojmë çdo informatë edhe nga Serbia, që çon drejt zbardhjes së këtij rasti, vrasje kjo kriminale që është konkludim i gjithanshëm edhe i ndërkombëtarëve dhe vendorëve që është mes grupeve kriminale dhe mafioze. Ndërsa, nuk ka fare ndërlidhshmëri të motiveve politike apo etnike”, u shpreh Thaçi.

Nga Zvicra, ku gjendet për Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, kreu i shtetit kosovar foli edhe për takimin me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

“Kosova u trajtua si një vend kredibël në këtë forum botëror. Në konferenca ndodhin edhe takime të liderëve të ndryshëm, në kuadër të kësaj edhe me liderin e Serbisë ka qenë një takim në vazhdën e përpjekjeve tona për normalizim të plotë të marrëdhënieve, të raporteve tona sa më konstruktive, ne u dakorduam që të punojmë në mënyrë më intensive për normalizimin e këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe për pajtimin e popujve tanë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Sa i përket shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale, presidenti tha se institucionet e Kosovës i kishin kryer detyrimet e veta karshi kësaj çëshjteje të shtruar nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button