Kurdët sirianë nuk do të marrin pjesë në takimin në Soçi

Grupet kurde nga Siria nuk do të marrin pjesë në kongresin paqesor për Sirinë në Rusi javën e ardhshme, deklaroi një përfaqësues i lartë i autoriteteve kurde.

Këshilltari i administratës kurde, i cili menaxhon me disa pjesë të Sirisë veriore, Badran Xhia Kurd tha se nuk mund të debatojë për zgjidhje të luftës, nëse vazhdon operacioni ushtarak turk kundër enklavës kurde, Afrin.

Ai shtoi se kurdët nuk kanë marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në takimin në Soçi, që duhet të mbahet më 29 dhe 30 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button