Takohen Rama e Vuçiq, flasin për Kosovën (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rama dhe Vuçiq diskutuan për çështjet e rëndësishme mes dyja vendeve si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Davos – Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës’, ka shkruar Rama në Faceook.

Ndërsa Vuçiq, ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe është shprehur i bindur që këto raporte janë më të theksuara, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi.

“Fakti që kemi qëndrime të ndryshme rreth disa çështjeve nuk do të thotë që nuk jemi të vedijshëm që vendet tona kanë rol të rëndësishëm, në ruajtjen e paqes”, ka thënë Vuçiq.

Në takim është biseduar edhe për  bashkëpunimin ekonomik në veçanti për zhvillimin e turizmit, dhe mënyrën që qytetarët e Shqipërisë të vizitojnë Beogradin dhe Serbët të vizitojnë Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button