Koreja e Veriut thirrje për ribashkim me Jugun

Koreja e Veriut lëshon papritur thirrje për ribashkimin e gadishullit në një shtet të vetëm.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA shkruan se thirrja u lëshua pas një takimi mes zyrtarësh të lartë politikë në Penian.
Shteti komunist kërkon që t’i jepet fund tensioneve ushtarake dhe i bën thirrje Seulit të ndalë stërvitjet e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara. Në deklaratën e shpërndarë nga KCNA thuhet se “Çdo banor i kombit të ndarë duhet të intensifikojë kontaktet në të dyja pjesët e gadishullit”, transmeton TV Klan.
Dy Koretë iu rikthyen përpjekjeve për riunifikim pas 2 vitesh ndërprerjeje. Më 2 janar Peniani pranoi kërkesën e Seulit për të garuar në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike dimërore që zhvillohen në shkurt në Korenë e Jugut.
Më 8 shkurt, një ditë përpara nisjes së këtyre lojërave, shteti komunist ka planifikuar një paradë ushtarake në përkujtim të 70-vjetorit të krijimit të ushtrisë koreanoveriore.
Peniani po përballet me sanksione tepër të ashpra, si pasojë e avancimit të programit bërthamor e raketor. Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar aq sa u rrezikua edhe shpërthimi i një konflikti bërthamor mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button