Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për fshehje të tatimeve gjatë importimit të dizelit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot deklaroi se ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me keqpërdorimin dhe fshehjen e tatimeve gjatë importimit të dizelit, transmeton Portalb.mk.

“Procedura parahetimore është filluar për shkak dyshimit sepse është importuar mall i deklamuar si naftë për amvisëri, ndërsa në të vërtetë është importuar dizel dhe me këtë veprim është shkaktuar dëm në buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion tashmë ka marrë veprime për konfirmimin e fakteve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Në fillim të vitit një pjesë e kompanive, duke e komentuar ligjin e ri për energjetikë e kanë hapur çështjen e fshehjes tatimore dhe mospagesën e akcizës gjatë importimit të dizelit për disa importues.

Kompanitë e mëdha, të cilat institucionet kompetente rregullisht i kontrollojnë, konfirmojnë se importuesit e vegjël në vend të dizelit, në kufi kanë paraqitur naftë të amvisërisë dhe në atë mënyrë kanë paguar nëntë denarë më pak për akcizën për një denarë në litër derivat.

Me ndryshimet e fundit të ligjit për akcizë në tetor të vitit të kaluar për dizelin është rritur për tre denarë dhe tani përfshin 15.121 denarë në litër, ndërsa akciza e naftës për amvisëri, që gjithashtu është rritur për tre denarë, nga 1 janari 2018 përfshin 6.136 denarë në litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button