Inter bind Pastoren, pritet konfirmimi nga PSG

Inter ka lënë pas një të mërkurë shumë impenjative me merkaton, edhe pse nuk ka realizuar asgjë zyrtare, transmeton Top Channel.

Në njërën anë huazimet e Gabigol e Joao Mario dhe në krahun tjetër spiralja që të çon te Pastore. Në oret e vona të së mërkurës zikaltrit kanë arritur të bindin fantazistin argjentinas nëpërmjet agjentit të tij, Simonian që të transferohet në Milano.

Pastore ka pranuar të reduktojë pagën e tij me 30% dhe është gati t’i bashkohet Interit që në muajin janar. Por vullneti i Pastores nuk është vendimtar, pasi Inter duhet të bindë PSG për këtë manovër. PSG për të respektuar rregullat e fair play financiar kërkon 20 mln euro, ndërkohë që Inter është gati për një huazim paraprak dhe më pas negociatat për pagimin e kartonit, me detyrim në qershor të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button