Neymar, i gatshëm të ulë rrogën për Realin

Neymar dëshiron që të luajë te Reali i Madridit dhe sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ylli i PSG kërkon ta bëjë diçka të tillë që këtë verë, transmeton Top Channel.

Sulmuesi brazilian e ka marrë vendimin dhe nuk ka më kthim mbrapa. Dëshira për të luajtur me Realin madje ka bërë që Neymar të pranojë të fitojë më pak nga kontrata e tij me madrilenët. Aktualisht, Neymar fiton 38 milionë euro në sezon dhe është futbollisti i dytë më i paguar në botë, pas Messit (50 milionë euro).

Te Reali, futbollisti që fiton më shumë është Cristiano, me 21 milionë euro në sezon. Pas tij vijnë Sergio Ramos dhe Gareth Bale, me 11 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, Reali pretendon që të paguajë 250 milionë euro për Neymar, ndërkohë që mund të fusë në këtë operacion edhe vetë Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button