Panik te pediatria në spital, prindi nxjerr armën pas sherrit për rradhën

Teksa sezoni i gripit ka shtuar fluksin e radhëve të gjata të prindërve me fëmijët në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë, ku presin për t’i vizituar duket se kjo pritje ka shkaktuar edhe një sherr mes tyre, shkruan Noa.al.

Burime policore bëjnë me dije se sot rreth orës 13.20, është njoftuar se në ambjentet e urgjencës së Spitalit Pediatrik ka patur një konflikt.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se brenda ambjenteve të spitalit kishte patur një konflikt midis 3 prindërve që prisnin në rradhë për të vizituar fëmijët.

Njëri prej tyre është punonjës i një Policie private konkretisht shtetasi A.C., i cili është konfliktuar me dy prindërit e tjerë konkretisht A.Sh. dhe D.F.

Ata janë shoqëruar në komisariat, ku në deklaratën e tyre A.Sh. dhe D.F., pretendojnë se polici privat u ka treguar armën që mbante me vete.

Kjo situatë ka shkaktuar panik jo vetëm në radhët e prindërve dhe fëmijëve por edhe në stafin mjekësor të urgjencës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button