Ohër, ministrat e Diasporës së Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë në takim të përbashkët

Ministrat e Diasporës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Edmond Ademi, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi zhvilluan një takim trepalësh në Ohër. Së bashku vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tre shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit të gjuhës si një akt që i jep kontribut për bashkëpunim të ngushtë rajonal.

Ministrat u dakorduan të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës me prejardhje nga tre shtetet. U dakorduan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera të interesuara nga shtetet tjera të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button