Real i vendosur për De Gea

Gjiganti spanjoll është gati të tentojë sërish për ta transferuar gardianin e Djajve të Kuq në Santiago Bernabeu, qysh gjatë këtij afati kalimtar.

Kampioni evropian, Real Madrid, thuhet se do ta bëjë edhe një tjetër ofertë për transferimin e portiert të Manchester United, David De Gea, sipas mediave britanike, transmeton Klan Kosova.

Mbretërit do t’i ofrojnë 50 milionë funte për 26 vjeçarin i cili gati iu bashkua madrilenëve në gusht të vitit 2015, para se të ndodhet një ndërlikim me dokumente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button