Shkëndija i filloi përgatitjet në Antali
Kuqezinjtë kanë lënë pas ditën e parë të përgatitjeve në Antalia, duke startuar fazën dy javore në tokën turke. Ekipi gjeti kushte ideale për punë, ndërsa sot zhvilloi dy seanca stërvitore me ngarkesë maksimale. Të hënën në program është ndeshja e parë kontrolluese nga katër të planifikuara.
Rivali i parë i Shkëndijës do të jetë Zurich-u i Zvicrës në takimin që do të luhet me fillim në orën 13:00 (ora 15:00 sipas kohës lokale në Turqi).