Erdogan: Me shqiptarët jemi një komb

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.

Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.

“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.

Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët, shkruan telegrafi.

“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptarë”, tha lideri turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button