Sergi Roberto në Barcelonë deri në vitin 2022
Klubi futbollistik nga Spanja Barcelona ka vazhduar kontratën me mbrojtësin Sergi Roberto, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Klubi i Barcelonës bëhet e ditur se kontrata e futbollistit 25 vjeçar, Roberto është zgjatur deri në vitin 2022.
Në deklaratë thuhet se vlera për klauzolën e lirimit të Robertos është përcaktuar në 500 milionë euro.
Roberto i cili mund të luajë si mbrojtës dhe mesfushor që nga viti 2010 e deri më tani luan në ekipin A të Barcelonës.