Aleanca për Shqiptarët: 550 vjetori i Skënderbeut, ditë reflektimi për të qenë të bashkuar

Partia Aleanca për Shqiptarët, 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu e shohin si ditë ku duhet të reflektojmë si komb, që elementin e bashkimit ta ngrisim mbi interesat krahinore, njofton Portalb.mk.

“Sigurisht se me figurën e Skënderbeut krenohet e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi krenarë që i takojmë një kombi kaq fisnik që i ka dhënë botës heronj dhe figura të rëndësishme historike. Elementi që e karakterizon figurën e Skënderbeut, përveç heroizmit dhe betejave të lavdishme është edhe dëshira e tij për të bashkuar kombin. Prandaj, sot, është dita kur duhet të reflektojmë si komb dhe këtë element të bashkimit ta ngrisim mbi interesat krahinore, grupore e individuale si dëshmi që jemi pasardhësit e një heroi me përmasa botërore”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Përndryshe, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në Kuvendin e Maqedonisë u publikua edhe pulla postare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button