Rafinha një hap larg Interit
Pasi ka marrë konfirmimin e lojtarit, zikaltrit kanë filluar me ofertat për të bindur Barcelonë që ta lejojë të largohet qendërmesfushorin, transmeton Top Channel.
Të jepet në formën e huasë, me të drejtë blerje për 20 milionë euro ka qenë oferta e zikaltërve.
Lazinho, babai dhe agjenti i lojtarit, si dhe ndërmjetësi Nicola Innocentin po punojnë për propozimin.