Deputetët Mukoski, Vasilleski dhe Arnaudov nuk kanë kërkuar që para gazetarëve të diskutohet për ankesat e tyre

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski, Sasho Vasillevski dhe Luben Arnaudov kanë dorëzuar ankesë kundër vazhdimit të masës së paraburgimit me 27 dhjetor, por nuk kanë kërkuar që Gjykata e Apelit publikisht të diskutojë për to, njofton Portalb.mk.

Për dallim nga to, Vllado Jovanovski, Munir Pepiç, Oliver Popovski, Goran Gjoshevski dhe disa të tjerë që janë në paraburgim dhe të cilët kanë hyrë në Kuvend me 27-prill të vitit të kaluar dhe kanë kryer dhunë ndaj disa deputetëve, kërkuan që për ankesat e tyre të diskutohet në seancë publike në Gjykatën e Apelit, para gazetarëve.

Sot fillimi është me Jovanovskin, Popovskin dhe Gjoshevskin, ndërsa nesër Gjykata e Apelit do të vazhdojë me Pepiq dhe të akuzuarit tjerë. Deri të premten këshilli i gjykatësve do t’i dëgjojë arsyet e të akuzuarve dhe argumentet e Prokurorisë, gjegjësisht për mbetjen në paraburgim dhe pastaj do të vendoset çka më tej. Për deputetët do të diskutohet pas dyerve të mbyllura.

Grupi punues i VMRO-DPMNE-së kthimin në Kuvend e kushtëzon me lirimin e paraburgimit në Shutkë për deputetët Mukoski, Vasillevski dhe Arnaudov si dhe heqjen e masës së arrestit shtëpiak për deputetët Johan Tarçullovski dhe Zhaklina Peshevska.

Për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit dhe tashmë janë dërguar për vlerësim më të lartë në Prokurori.

“Këshilli Penal i Sektorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solli vendim që ta pranojë propozimin e Prokurorisë edhe për K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.Gj., O.P., M.P., A.A., E.D.B., I.C., B.D., B.I., B.J., I.D., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., B.T dhe B.M e vazhdoi masën me kohëzgjatje prej 30-ditësh”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button