Qeveria greke i hedh poshtë spekulimet mediatike për emrin

Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Canakopulos i përgënjeshtroi spekulimet e mediave në gjuhën shqipe se është arritur përparim në kontestin rreth emrit dhe se është dakorduar që Maqedonia ta ndryshojë emrin në “Republika e Re e Maqedonisë”, publikoi gazeta greke “Katimerini”.

“Nuk jemi të interesuar për spekulimet e shumta lidhur me negociatat për emrin, por të vazhdojmë me negociatat në mënyrë serioze, që të mundemi të gjejmë zgjidhje në disa nga muajt e ardhshëm për problemin, i cili pason që 25 vjet”, tha Canakopulos, transmeton MIA.

Gazeta greke “Proto tema” dje duke iu referuar një portali në gjuhën shqie, transmetoi se Athina dhe Shkupi, gjoja e kanë dakorduar emrin “Republika e Re e Maqedonisë”.

Ndërkohë, me qëndrim për çështjen e emrit doli edhe Kisha Ortodokse greke. Arqipeshkopi i Athinës dhe i Greqisë Jeronim, deklaroi se çështja për Maqedoninë është çështje kombëtare dhe nuk mund ta lërë indiferente kishën greke. Sipas gazetës “Katimerini” pritet që mitropoliti grek të konfirmojë qëndrimin e tij për zgjidhje pa përdorimin e emrit “Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button