Trump do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump planifikon që të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet në qytetin Davos të Zvicrës më 23-26 janar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja Sanders, në deklaratën e saj lidhur me këtë çështje, theksoi se Trumpi i kushton vëmendje pjesëmarrjes në organizime të tilla për interesat ekonomike të SHBA-ve.

“Presidenti mirëpret mundësitë për t’ju treguar liderëve botëror axhendën “Amerika e Para”. Presidenti me padurim pret që të tregojë industrinë dhe bizneset amerikane, si dhe politikat për fuqizimin e punëtorëve në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti”, u shpreh Sanders.

Pritet që njoftimi zyrtar në lidhje me vizitën e Trump në Zvicër të bëhet në ditët në vijim.

Presidenti i fundit amerikan që kishte marrë pjesë në Davos ishte ish-presidenti Bill Clinton në vitin 2000, ndërsa presidentët pas tij George W. Bush dhe Barack Obama kishin dërguar vetëm delegacione.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Gud Avening…Hav it posibl not to participejt sins 2000…Hav M.Tramp vill be ever for 18 Jers ego?…Thets not ok from privjus Liders…DAvos Ligue sejs veri vell dhet Uor its not Al-Love…The Earth its Or House…Al of Us shud teik ker…Al-tugedher…Ui sejf the Vorld…Bombing its not Al-Love…The Best Protection its Natural Life…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button