Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni në orët e mëngjesit dhe të paradites do të jetë me reshje të cilat do të jenë kryesisht me borë dhe të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në jugperëndim. Reshjet e borës kohë pas kohe do të përforcohen.

Në fushëgropat përgjatë Vardarit reshjet do të jenë me shi dhe borë, ndërsa në juglindje vetëm me shi. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë bore, më e vogël nëpër fushëgropa, ndërsa në male do të arrijë rreth 10 cm. Do të fryjë erë mesatare deri përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat do të lëvizin prej një deri në 11 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë, nëpër fushëgropa dhe nëpër lugina të lumenjve me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button