Tramp do të ndajë çmim për “lajmet e rreme”

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbrëmë vonë në Tuiterin e tij paralajmëroi se do të ndajë çmime për “lajme të rreme”.

Presidenti amerikan, i cili shpesh kritikat mediale për Administratën e tij i cilëson si të rreme, theksoi se çmimet do të ndahen për “pandershmëri” dhe “mbulim jo të saktë”.

“Do të publikoj çmime për media më të pandershme dhe më të korruptuara për vitin 2017 të hënën në ora 5:00 (sipas orës lokale). Ato do të shpërblehen për pandershmëri dhe mbulim jo të saktë në kategori të ndryshme nga mediat me lajme të rreme. Dëgjoni dhe shikoni, theksoi Tramp në Tuiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button