Haradinaj ia rriti pagën Thaçit për 580 euro

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk do ta ketë më pagën më të lartë në institucionet e Kosovës. Ai ka vendosur t’ia rrisë pagën edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.

Nga 2.906 euro, ai mund të marr 3.635 euro çdo muaj duke filluar nga janari 2018.

“Në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj”, shkruan Gazeta Fjala.

Në bazë të këtij ligji “Paga e presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25 për qind) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.

Sipas gazetës paga aktuale e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 2.325 euro. Sipas kësaj, paga e presidentit është 581.25 euro më e lartë, që i bie rreth 2.906 euro.

Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së kryetarit të Kuvendit, automatikisht presidentit i rritet paga gjithashtu, që i bie 3.635 në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button