Përfundoi rikonstruimi i rrjetit të kanalizimit në një pjesë të lagjes “Lajthia”

“Problemi me të cilin banorët e rrugës Drage Todorovski në lagjen “Lajthia”, janë ballafaquar tash e 17 vjet  sa herë që ka pasur të reshura intensive, përfundimisht u zgjidh ditë më parë”, informojnë nga Komuna e Gostivarit.

Me këtë rast, ashtu si[ thuhet në kumtesë, të dielën, lagjen në fjalë e vizitoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ku u prit nga banorët e lagjes dhe bashkëbisedoi me ta.

“Zgjidhja e problemit me rrjetin e kanalizimit në këtë pjesë të lagjes Lajthia, ishte një nga premtimet tona parazgjedhore. E vizituam këtë lagje para tri javësh dhe menjëherë filluam me rikonstruimin e plotë të rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal. Ekipet e Ndërmarrjes publike Komunalec, me sukses i përfunduan  punët për një kohë të shkurtë dhe shpresoj se problemi që kanë pasur banorët lokalë që prej vitit 2000, nuk do të përsëriten më”, deklaroi kryetari Taravari.

Ai njoftoi me këtë rast, se realizimi i këtij projekti  ka kushtuar 2,5 milion denari dhe se do të vazhdohet të punohet në terren për të përmbushur të gjitha premtimet e dhëna, një nga një.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button