Zaev papa Françeskut: Kriza humanitare të zgjidhet në bazë të Deklaratës për refugjatë

Kryeministri Zoran Zaev mori letër me mesazh të papa Françeskut me rastin e 1 janarit, Ditës botërore të paqes, festë e themeluar nga ana e Kishës katolike në vitin 1967, që këtë vit i kushtohet krizës së emigrantëve në botë, të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve, burrave dhe grave në kërkim të paqes.

Në përgjigjen deri te Shenjtëria e tij, papa Françeskut, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e pranon shqetësimin e tij, dhe i përmbahet angazhimeve se kjo krizë globale humanitare në vitin 2018 do të zgjidhet në bazë të Deklaratës për refugjatë dhe emigrantë të Kombeve të Bashkuara dhe se liderët e organizatës botërore do t’i kryejnë përgatitjet dhe do t’i aprovojnë dy marrëveshjet globale.

“Njëra për emigracion të sigurt, të rregullt dhe të drejtë, ndërsa tjetra për refugjatë. E ndajmë edhe shpresën tuaj, të shprehur në mesazhin se me këto marrëveshje do të sigurohet kornizë për propozime për politika dhe masa praktike, si inspirim për avancimin e procesit të ndërtimit të paqes dhe se bashkësia ndërkombëtare do të gjejë mënyrë të kërkojë nga vendet anëtare t’i garantojnë të drejtat e refugjatëve dhe të emigrantëve”, thuhet në përgjigjen e letrës me mesazh me rastin e 1 janarit,  Ditës botërore të paqes, të papa Françeskut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button