Shkëndija ndahet me tre futbollist
KF Shkëndija konfirmon ndërperjen e marrëveshjeve të punës me tre futbollistë. Mesfushori Stefan Vujçiç, portieri Ilir Avdyli dhe mbrojtësi Ivan Çelikoviç nuk janë më pjesë e klubit, pasi në bisedime për kryesinë kanë vendosur që në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.
KF Shkëndija falënderon futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.