Coutinho kërkon shtëpi në Barcelonë

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, tashmë është duke kërkuar shtëpi në Barcelonë, raporton e përditshmja sportive me bazë në Barcelonë, Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Express.

Coutinho ka qenë shumë i lidhur me Barçën në të kaluarën dhe gati sa nuk kaloi në “Camp Nou” verën që lamë pas, por Liverpooli refuzoi oferta të shumëfishta për asetin e vet të çmuar duke e mbajtur atë në “Anfield”, transmeton Express.

Raportohet se gjersa Coutinho dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, edhe kjo e fundit do të kërkojë të nënshkruajë me të në janar.

Dhe braziliani tashmë i ka udhëzuar disa miq të ngushtë dhe besuar t’ia gjejnë atij një shtëpi në Barcelonë.

Derisa parapëlqen të jetojnë afër Luis Suarezit, Coutinho po ashtu ka marrëdhënie të mira edhe me bashkëkombësin e vet, Paulinhon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button