Reformatorët do ta ndërrojnë statutin e VMRO-DPMNE-së

Shtabi Republikan për Reforma në VMRO-DPMNE kumtoi se ky trup është formuar me qëllim të demokratizimit, modernizimit dhe evropizimit të partisë, njofton Portalb.mk.

“Në atë drejtim, plotësisht e përkrahim procesin e ndryshimit dhe plotësimit të statutit të VMRO-DPMNE-së në drejtim të demokratizimit të saj. Jemi të sigurt se procesi do të japë vlera shtesë në VMRO-DPMNE”, thuhet në kumtesë.

Shtabi Republikan e informon opinionin se do ë formohet grup punues në përbërje prej Petar Bogojeski, Ilija Ilijovski, Dragan Llazarov dhe Aleksandar Stojçevski, të cilët, ashtu siç thonë reformatorët, do t’i prezantojnë argumentet dhe propozimet në atë drejtim.

“Në proces do të bëhet analizë e detajuar e Statutit dhe akteve tjera të ngjashme të partive simotra, anëtare të Partisë Popullore Evropiane, me qëllim të afrimit në standardet evropiane”, thonë reformatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button