Rrëfehet Neymar: Rrezikova të paralizohem
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/12/neymar.jpg?fit=1280%2C720&ssl=1)
Është një nga 3 futbollistët më të fortë në planet, por vetëm 3 vjet më parë ka rrezikuar paralizën.
Neymar i është rrëfyer ish-shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Gerard Pique, për dëmtim që ai pësoi një shpinë në verën e vitin 2014, dëmtim që vendosi edhe vazhdimin e tij në Botërorin e luajtur në Brazil, përcjell Top Channel.
“Mjekët në spital më thanë kemi dy lajme për ty: një të mirë dhe një të keq. Të keqin i thashë në fillim. Nuk do të vazhdosh më tej me Botërorin. Ndërsa lajmi i mirë ishte se mund të vazhdoja të ecja, pasi nëse dëmtimi do të ishte 2 cm më lart do ta kisha mbyllur karrierën si futbollist”, tregoi Neymar.