Guardiola: Favorit për titullin është ekipi në të cilin luan Mesi

Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e tregoi favoritin e tij për Ligën e Kampionëve.

“Ku luan Mesi?- Në Barcë. Ja kush është favorit në Ligën e Kampionëve”, theksoi Guardiola.

Eksperti spanjoll i futbollit u përqendrua edhe në lojën e ekipit të tij.

“Duhet të kërkojmë mënyrë që ta sulmojmë armikun kur mbrohet me 11 lojtarë, ndërsa sulmuesi i tyre qendror e ndjek lojtarin tonë nga mesi. Vlerësoj se futbolli në ofensivë krijon më shumë mundësi. Besoj se mënyra më e mirë e mbrojtjes është ta mbani topin më larg fushës tuaj.

Mençester Siti nën menaxhimin e Guardiolës është bindshëm i pari në Ligën Premier dhe ka siguruar plasimin në të tetën e finales të LK ku do të ndeshet me Bazelin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button