Qeveria miratoi ligjet për Agjencinë ATO, për ndjekjen e komunikimeve

 

Qeveria në senacën e 45 miratoi më shumë propozim- ligje për ndryshim dhe plotësim të më shumë vendimeve ligjore. Në seancën e sotme qeveria miratoi propozim-ligjin për Agjencinë teknike operative  (ATO) dhe të njejtin do ta parashtrojë në Parlament. Agjensioni i ri i formuar do ta aktivizojë sinjalin dhe do të u mundësojë organeve kompetente ndjekjen e komunikimeve si dhe qasje deri tek të dhënat nga sistemet komunikativo- informative të operatorëve, përcjell Portalb.mk. 

Qeveria i miratoi edhe propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike dhe propozim- ligjin për plotësim të Ligjit për informacione të klasifikuara.

Me ligjin e ri për ndjekjen e komunikimeve, përskaj funksionimit të ATO-së, duhet të sigurohet kontrollë më e madhe dhe mbikqyrje në punën e shërbimeve të sigurisë dhe sistemit për ndjekjen e komunikimeve.

LEXO:Do të formohet Agjencia ATO e cila do t’i zhvillojë përgjimet në Maqedoni

LEXO: Maqedoni, ja si parashihet të funksionojë sistemi i ri i përgjimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button