Reagon Qeveria e Maqedonisë ndaj fjalimit të Ivanovit në Kuvend

“Presidenti Ivanov ngelet i robëruar në ndarje, në kohën kur Maqedonia  është e përkushtuar ndaj sigurisë së mirëqenies së qytetarëve të saj”, kështu reagon Qeveria e Maqedonisë, ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Në vitin kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë treguar pjekuri politike dhe përgjegjësi demokratike, pritet e tyre të para nga elitat politike dhe liderët, janë që ata ngritën mbi ngjyrat partiake dhe të dalin nga doktrinat politike të ndarjeve, dhe duan politika të qarta për bashkim. I pari që këtë duhej ta njohë si porosi me vlerë, duhej që të ishte presidenti i shtetit. Në vend të qëndrimit të burrështetasit, Ivanov sot deri te qytetarët dërgoi porosi të cilat bëjnë thirrje në ndarje të mëtutjeshme dhe të cilat plotësisht do t’i kundërshtojnë konceptet për ndërtimin e një shoqërie të vetme dhe të përbashkët”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se në vend që shoqëria të bashkohet në një moment kyç dhe historik për Maqedoninë, presidenti Ivanov mundohet ta sjell në pikëpyetje dinjitetin e institucioneve dhe sistemit të sundimit të ligjit dhe parimit të përgjegjësisë, pa dallime.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button