Inva Mula flet për herë të parë për programin e ri që do të drejtojë në Tv Klan

“Virtuozët”, programi që do të nisë së shpejti në Tv Klan, e ka zbuluar prej disa javësh prezantuesen. Inva Mula është në krye të një programit të ri, i cili ka për synim të zbulojë talente të reja në zhanrin klasik, transmeton Revista Class.

Edhe pse është mësuar pak a shumë cila është formula, Inva ka rrëfyer për herë të parë sot ngë studio e “Rudina”, ku ishte e ftuar bashkë me të bijën për risitë që do të sjellë ky program, i pari i këtij lloji në ekranin shqiptar:

Është hera e parë që flas për këtë gjë. Duke parë rrugëtimin e talenteve shqiptarë në Shqipërinë me halle që nuk po arrin të gjejë vetveten dhe duke marrë energjinë e mirë nga shqiptarët e talentuar që i gjen kudo, menduam të realizojmë të njëjtin kompeticion që realizohet edhe në Francë, “Virtuozët” – tha Inva duke shtuar se ajo vetë është shumë e  lumtur për këtë.

Jam shumë e lumtur që këtë emision do ta realizojë Tv Klan. Ne do të jemi gati në fillim të shkurtit. Disiplinat janë: Kanto, balet dhe instrument, është e njëjta formulë si në Francë. Unë kam mbetur pa fjalë nga audicionet me talentet”,- tha Mula.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button