“Arratisja nga “vdekja” e Zekerija Idrizit sot promovohet në Koço Racin të Shkupit

Klubi letrar ”Abc Poetike” në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” – Shkup me datë sot në ora 18h organizon promovimin e librit “Arratisja nga vdekja” të autorit Zekerija Idrizi. Promovimi mbahet në sallën e SHK ”Koço Racin”-Shkup.

Zekirja Idrizi, u lind në vitin 1969,  në lagjen “Dizhon”, Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme në Medresenë “Isa Beu” -Shkup. Studimet në fushën e religjionit dhe filozofi, pranë fakultetit të shkencave Islame, në Sarajevë. Deri më tani ka botuar qindra shkrime në revistën informative, kulturore e shkencore islame “Hëna e Re”, me bordin drejtues të Bashkësisë Fetare Islame, në Maqedoni. Ka botuar edhe në gazeta të tjera, që sot janë shuar si gazetën “Flaka”; “Fakti”, botime këto në Shkup dhe diasporë. Në gazetën “Koha Ditore”, në Prishtinë dhe “Bota Sot”, në Zvicër. Gjithashtu ka botuar edhe në revistat “familja”, në Tiranë dhe “Dituria Islame”, që e boton Bashkësia Islame, në Kosovë. Njihet si përkthyes i veprës “E drejta Islame”, me autor Jusuv Kardavi dhe si bashkë përkthyes i veprës “Të vërtetat Esenciale të Islamit”, të autorit Abdullah Seadi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button