Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Nëpër disa fushëgropa, duke përfshirë edhe të Shkupit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

Temperaturat do të lëvizin prej tetë katër deri në 14 gradë.

Në Shkup moti do të jetë  me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare.

Deri të mërkurën do të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të diellit. Në mëngjese do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa fushëgropa, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të vogla deri mesatare. Nën ndikimin e valës së lagësht të enjten do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta të borës. Paradite reshje do të ketë në perëndim, ndërsa deri në fund të ditës do të përhapen në pjesët perëndimore. Të premten reshjet do të jenë të dobëta dhe më të lokalizuara, ndërsa do të jetë më ftohët dhe borë të lehtë do të ketë edhe në vendet më të larta sidomos në perëndim. Në ditët e fundjavës pritet mot stabil, i thatë dhe me erë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button