Shquhet për sulmin, por a e dinit që Barcelona ka mbrojtjen më të fortë në Europë…?

Ekipi i trajnerit Ernesto Valverde, Barcelona, po habit me formën e këtij sezoni në mbrojtje. Zakonisht klubi katalanas e ka patur pikën më të fortë në sulm, por këtë sezon po tregohet superiore në një tjetër aspekt, shkruan Syri. Duket se ndryshimi i formacionit në 4-4-2 po funksionon më së miri, pasi ekipi numëron shumë pak gola të pësuar në kampionat në 17 javët e para të La Ligas.

Pas Barçës, qëndron një tjetër ekip spanjoll me mbrojtje të fortë, pasi ka pësuar vetëm 1 gol më shumë se katalanasit. Ekipi i Simeones, Atletiko Madrid, është shquar gjithmonë për mbrojtje të fortë, dhe as ky sezon nuk bën përjashtim.

Të tjera ekipe në këtë listë janë Bayern Munchen, Manchester City dhe Napoli. Ekipi i Guardiolës ka golavarazh më të mirë gjithsesi, sepse ka shënuar më shumë gola, por në aspektin difensiv Barcelona qëndron më lart.

5 mbrojtjet më të mira në Europë

Barcelona                7 gola të pësuar

Atletiko Madrid        8 gola të pësuar

Bayern Munchen    11 gola të pësuar

Manchester City     12 gola të pësuar

Napoli                     13 gola të pësuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button