Dejan Boshkovski shkartohet nga anëtari i KRRE në vendin e tij emërohet Pançe Orcev

Shumica parlamentare pasdite në seancën e 27-të e shkarkoi Dejan Boshkovskin nga funksioni i anëtarit të Komisionit rregullator për energjetikë dhe në vendin e tij e emëron Pançe Orcev.

Në seancë u konstatua ndërprerja e mandatit të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalimin e përfaqësimit të fëmijëve Tanja Bogatinova, Liljana Jakovçevska dhe Xhulijana Mishevska.

Është miratuar edhe Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, si dhe Projekt-plani hapësinor i Rajonit lindor planor 2013-2030.

Në fillim të seancën u konstatuan dorëheqjet e kryetarit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski, nënkryetarit të KSHZ-së Rexhep Prekopuca, si dhe të anëtarëve të KSHZ-së Atanas Urmov, Igor Milev, Subhi Jakupi, Violeta Duma, Sasho Sërcev dhe Silvana Boneva. Atyre, siç theksoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, iu mbetet funksioni dhe angazhimi në KSHZ në kërkesë personale dhe para skadimit të mandatit.

Në seancë pasdite janë zgjedhur edhe katër anëtarë të Qeverisë: Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Aksel Ahmedovski – ministër pa portofol i obliguar për Zbatimin e Strategjisë së romëve, Bllate Cvetkoviq – zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Arbër Ademi – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button