Boshkovski: nuk na duhet kongres që ta marrim anëtarësinë e VMRO-së

Lideri i Maqedonia e Bashkuar, Lube Boshkovski, ka ftuar anëtarësinë e VMRO-DPMNE-së që në mënyrë masive t’i bashkohen dhe se dyert e partisë së tij janë të hapura për ata, njofton Portalb.mk.

Duke folur për shtabin partiak në Kisella Vodë, Boshkovski, ish-liderin e VMRO-DPMNE-së e quajti “njeri me sjellje qesharake”.

“Gjatë këtyre ditëve edhe pse shumë vështirë flas për një njeri, nuk e meriton vëmendjen time dhe tuajën, iu kujtua se nuk do të jetë më lider edhe pse shumë më herët nuk ka pasur kontroll në VMRO-DPMNE-në, iu kujtua se dëshiron të jetë bankar. Gjatë këtyre ditëve është duke bërë edhe sjellje qesharake duke vozitur me veturë “Punto””, tha Boshkovski.

Boshkovski komentoi edhe mospraninë e Ilia Dimovskit, Antonio Milloshkovskit, Nikolla Popovskit dhe Trajko Veljanoskit në kongresin ku u zgjedh lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, duke thënë: “Më të afërmit nuk i shkuan në kongres. Neve nuk na duhet kongres dhe ceremoni që anëtarësia e VMRO-DPMNE-së të vijë te ne. Ne jemi trashëgues të ideologjisë së VMRO-DPMNE-së dhe jam këtu që t’iu bëjë thirrje vëllezërve tanë që të na bashkohen, ne jemi avangardë e VMRO-së”.

Megjithëse pasues të ideologjisë së VMRO-DPMNE-së, Lube Boshkovski disa herë tha se “përkrahim fuqishëm qeverinë e Zaevit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button