Fshati përrallor i Kosovës, i zbukuruar për festa (VIDEO)

Fshati Pjetërshan ka magjepsur edhe një herë, duke vazhduar dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, shkruan Albinfo.ch.

Edhe kësaj radhe shumë të rinj të këtij fshati të Gjakovës, por edhe fshatrave përreth kanë punuar, që Pjetërshan të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit. Mësohet se rreth 1500 euro janë mbledhur nga fshatarët për të zbukuruar fshatin, sidomos oborrin e kishës, dhe një pjesë të fshatit.

Për këtë arsye, shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, madje edhe myslimanë dhe të huaj, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati. Zbukurimi i fshatit tashmë është bërë tradicional, pasi ka ndodhur edhe në vitet e kaluara. Fotot janë realizuar nga Besim Ndau.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button