Ambasadori shqiptar: Florenci s’kishte shenja dhune apo keqtrajtimi

Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike me News 24, ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të të riut shqiptar, Florenc Beqiraj në Marsejë.

Sipas Tolës, në trupin e viktimës nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim.

“Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij”, është shprehur Tola.

“Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës. Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit. Do të kryhet autopsia. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet e autopsisë, pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht,” është shprehur ambasadori Tola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button