Mickoski: Vizioni im është që Maqedonia të jetë vendi i qytetarëve të lumtur

Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas zgjedhjes së tij për lider tha se të qenurit lider i VMRO-DPMNE-së është nder dhe kënaqësi e madhe, njofton Portalb.mk.

“Tash është koha të bëhemi bashk. VMRO-ja e pret atë prej neve, ndërsa shteti e kërkon nga ne. Është i nevojshëm elan i ri dhe energji e re. Këtë që e shohim tani nuk është as dritë as shpresë, por erësirë dhe zhgënjim”, tha Mickoski.

Ai tha se vizioni i tij është që Maqedonia të jetë vendi i qytetarëve të lumtur.

“Ekonomia e fortë me ekonominë vendase dhe investimet e mëdha. Një vend me bruto prodhim vendor të qëndrueshëm. Qytetarët meritojnë shëndet më të mirë. Korrupsioni, presionet politike dhe hakmarrja duhet të mbesin në të kaluarën. Drejtësia është më e rëndësishmja. Pagat e qytetarëve duhet të rriten. Në planin e politikës së jashtme “3-6-9” nuk ka rezultat. E nënta do të vijë, ndërsa as që e kemi filluar treshin. Të rinjtë po e humbin perspektivën. Maqedonia është larg nga BE-së”,  tha Mickoski.

LEXO: Hristian Mickoski është zgjedhur lider e ri i VMRO-DPMNE-së (VIDEO)


LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button