Aleanca për Shqiptarët nesër do të vendos nëse do të ngelet në Qeveri

Partia Aleanca për Shqiptarët nesër do të vendos nëse do të ngelet në koalicionin qeveritar, pasi që mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë në TV Telma, qartë porositi se Ministria e Shëndetësisë është e rezervuar për LSDM-në, njofton Portalb.mk.

Për nesër, Aleanca për Shqiptarët ka caktuar kuvend qendror në Dobrosh të Gostivarit me fillim në ora 11:00, ndërkaq në informimin zyrtar të saj nuk tregohet se për çfarë do të bisedohet.

Propozimet me emra për vendet e zbrazëta ministrore, Qeveria i ka dorëzuar në Kuvend, pasi që Zaev nuk ka arritur marrëveshje me lidin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili ofertën, për zv/kryeministër e quajti “Ministri Byreku”.

Nga ana tjetër, Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë i ka takuar ASH-së për shkak Arben Taravarit, tashmë ai nuk është.

“Askujt nuk i takon në parim Shëndetësia por shkohet në kualitet, zgjedhja bëhet në baza individuale, jo partiake. Më vjen keq për Selën, sepse ai ishte krah për krah me mua në Kuvend dhe për këtë shkak kaq gjatë zgjatën bisedimet për këtë problematikë, por nuk arritëm zgjidhje të përbashkët”, tha Zaev.

Ndryshe kandidati për ministër të Shëndetësisë, neurokirurgu Filipçe që momentalisht është këshilltar i Zaevit për Shëndetësi, ka qenë pjesë e Plenumit Kundërshar të Profesorëve, që ishin me një linjë me VMRO-DPMNE-në, gjegjësisht i mbronin politikat e reformave në arsim të Nikolla Gruevskit që donin të vendosnin testim ekstern nëpër fakultete.

Ai nuk e ka mohuar këtë, por ka theksuar se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë.

“Më vonë doli se ato ishin informata të rreme për një Plenum Kundërshtar, që nuk kishte asgjë të përbashkët me informacionet e para. Nuk kam pasur aktivitete, as që kam qenë anëtar i ndonjë Plenumi Kundërshtar, e as që jam pajtuar me qëndrime të tilla. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i të gjitha ndryshimeve demokratike që ndodhin dhe duhet të ndodhin në Maqedoni, duke i përfshirë këtu edhe reformat e patjetërsueshme në shëndetësi dhe arsim”- ka theksuar Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button