Delawie: Zhbërja e Speciales e largon Kosovën nga SHBA-ja e BE-ja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se zhbërja e Speciales do ta largonte Kosovën nga SHBA-ja dhe BE-ja, transmeton Koha.net.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se zhbërja e kësaj gjykate do ta largonte Kosovën nga sundimi i ligjit.

“Një vendim për të hequr Gjykatën Speciale do të largonte nga sundimi i ligjit, Europës dhe Shtetet e Bashkuara. Kosovë mos e zgjedh këtë të ardhme për fëmijët tuaj”, ka shkruar Delawie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button