Maqedoni, arrestohen 25 persona për shitje të drogës në rrugë

Njëzetë e pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se merren me shitje në rrugë të drogës.

Gjatë bastisjeve sot në mëngjes nga ana e policisë janë gjetur 49 paketime heroinë, rreth 1,8 kilogram marijuanë, tableta ekstaza, një paketim amfetaminë dhe një grumbull hashash. Janë gjetur disa pushka të ndryshme, një pistoletë me gaz dhe 28 plumba. Janë marrë edhe një kompjuter dhe 324 blanko kartela.

Policia kumtoi se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale për veprat e bëra penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, “prodhimtari e palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse”, “parandalim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare”, si dhe kallëzime adekuate penale nga sfera e krimit kompjuterik, delikte pronësore etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button