Filipine, rritet në 120 numri i të vdekurve nga stuhia tropikale

Në stuhinë tropikale e cila ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në jug të Filipineve, jetën e kanë humbur të paktën 120 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stuhia tropikale në Lanao del Norte në ishullin Mindanao mori 62 jetë, ndërsa 46 të tjerët jetën e humbën në Zamboanga del Norte dhe 18 në Lanao del Sur.

Pritet që stuhia, pasi që ka goditur ishullin Mindanao, duke lëvizur me një shpejtësi prej 95 kilometrash në orë, sot të mbërrijë edhe në ishullin Palawan.

Stuhia tropikale Tembin, me një shpejtësi të erës prej rreth 80 kilometrash në orë, sipas parashikimeve, do të lëvizë nga jugu i Filipineve në Detin e Kinës Jugore, pranë brigjeve të Vietnamit.

Çdo vit, rreth 20 tajfunë dhe stuhi godasin Filipinet, me çka këtë arkipelag që shtrihet në Paqësor e bëjnë një nga vendet më të ekspozuara ndaj katastrofave shkatërruese në botë.

Stuhia Urduja, e cila goditi vendin javën e kaluar, mori mbi 40 jetë dhe shkaktoi dëme materiale prej 20 milionë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button